Media amerikane bën shkrimin e fortë: “Edi Rama, kryeministri pa zemër për popullin e tij”

Së fundmi, portali amerikan “Citizen Truth”, ka bërë një artikull mbi situatën politike në Shqipëri, ku është ndalur më shumë tek kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama, kryeministri pa zemër për popullin e tij”, ka qenë titulli që analistja politike Dr. Francesca Norton i ka vendosur shkrimit të saj.

Në këtë shkrim, Norton flet mbi protestat e opozitës, apelet e ndërkombëtarëve, këmbënguljet e kryeministrit për zgjedhje pa opozitën dhe deri tek vendimi i Presidentit.

“Kriza politike shqiptare arriti kulmin pasi gazeta gjermane Bild, një nga gazetat më të rëndësishme dhe më të lexuara në Evropë, botoi gjashtë biseda telefonike përgjimesh midis një bosi mafioz, një anëtari të një organizate kriminale ndërkombëtare dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare në rajonin e Durrësit në Shqipëri.

Në këto përgjime, kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë Vangjush Dako dhe shumë të tjerë përmenden dhe përfshihen qartë në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017. Në një demokraci të vërtetë, apo në ndonjë vend tjetër perëndimor, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë. Me sa duket jo në Shqipëri ku etja për pushtet tejkalon çdo kufi.

BE dhe delegacionet e tjera diplomatike në Shqipëri, duke iu frikësuar faktit se protesta mund të kthehej e dhunshme lëshuan një deklaratë në të cilën thuhej se “çdo formë e nxitjes së dhunës është e patolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve apo çdo mjeti tjetër i projektuar për të shkaktuar dëm është tërësisht i papranueshëm”. Në fund të deklaratës së tyre ata i apeluan “të gjitha palëve të përfshihen urgjentisht në një dialog konstruktiv për t’i dhënë zgjidhje situatës aktuale politike.”

Por, pavarësisht nga apeli i faktorëve ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama vazhdoi të këmbëngulte për mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor edhe pa opozitën, dhe nga ana tjetër opozita vazhdoi të kërkonte dorëheqjen e tij duke u shprehur se nuk do dorëzoheshin deri në përmbushjen e këtij misioni. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, këmbënguli duke u shprehur se “beteja jonë do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës. Largimi i tij është i panegociueshëm”. Basha e ka paralajmëruar vazhdimisht kryeministrin se një krizë e tillë mund të përshkallëzohet në një konflikt civil, por Rama është përgjigjur duke përdorur më shumë provokime”, thuhet në një pjesë të artikullit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto