Me një buxhet prej 97 milionë dollarë, OKB prezanton planin për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë

OKB ka publikuar planin për të rimëkëmbur ekonominë e Shqipërisë pas krizës së koronavirusit. OKB deklaron se qëllimi i planit është të sigurohet një përpjekje e bashkërenduar, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse.

Plani i OKB për Shqipërinë përmban një buxhet prej 97 milionë dollarësh për 12-18 muajt e ardhshëm, ku do të fokusohet në 5 shtylla kryesore.

Më poshtë plani i OKB:

Pas shpalljes prej Sekretarit të Përgjithshëm të OKB në 4 maj të kornizës globale të OKB për reagimin e menjëhershëm social-ekonomik ndaj COVID-19, Ekipi Vendor i OKB në Shqipëri ka zhvilluar një program të detajuar të përgjigjes socio-ekonomike për 12-18 muajt e ardhshëm.

Me një buxhet të vlerësuar prej 97,393,880 USD, plani i propozuar përcakton ofertën e konsoliduar të agjencive të Kombeve të Bashkuara për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen duke plotësuar Planin Kombëtar të Reagimit të Qeverisë së Shqipërisë (që do të dalë së shpejti) dhe Planin aktual të Përgatitjes dhe Reagimit Strategjik Kombëtar.

Qëllimi i këtij Plani është të sigurohet një përpjekje e bashkërenduar, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse për të adresuar ndikimet shumëdimensionale të COVID-19, dhe për të mbrojtur nevojat dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë nën presionin e pandemisë, me një përqendrim në grupet më të rrezikuara dhe njerëzit që rrezikojnë të lihen pas.

Plani u zhvillua nën udhëheqjen e përgjithshme të Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB në Shqipëri dhe udhëheqjen teknike të UNDP Albania me mbështetjen e @OBSH dhe UNICEF Albania. Plani identifikon 113 veprime prioritare që synojnë promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Shqipëri duke minimizuar dhe zbutur ndikimin negativ të COVID-19, dhe duke ndërtuar përpara më të mirë-COVID në një rrugë të qëndrueshme për arritjen e SDG-ve. Plani kërkon të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në rimëkëmbjen e vendit duke u bazuar në pesë shtylla, përkatësisht:

🇦🇱|🇺🇳OKB PREZANTON PLANIN E PËRGJIGJES SOCIO-EKONOMIKE DHE RIMËKËMBJES NDAJ COVID-19 NË SHQIPËRIPas shpalljes prej…

Posted by United Nations Albania on Tuesday, August 4, 2020

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto