“Më intimidoi rektori”, studentët e Shkodrës dalin në protestë/ Video

Edhe pse vendosën që do ta shtynin protestën për nesër, studentët e Universitetit të Shkodrës kanë ndërruar mendje dhe kanë dalë në protestë si nxënësit e tjerë në Elbasan, Korçë, Durrës e Tiranë.

Anëtarja e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës, Melisa Braci, ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen për shkak të intimidimit që i është bërë nga rektori Adem Bekteshi.

“Pershendetje! Une jam Melisa Braci,  anetare e Keshillit studentor qe sot kam dhene doreheqjen prane rektorit te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi. Duke pasur parasysh te gjitha ngjarjet qe ndodhen sot, intimidimi nga ana e tij, kemi marre kete inisiative sot qe do të shumëfishohet nesër, që të ngrejmë zërin tonë dhe të themi se; ne nuk mund të frikësohemi  nga asgjë dhe anjë njeri qoftë ai I çfarëdo lloj posti. Ne jemi kundër tarifave që janë vendosur me 6700 lekë për sa I përket riprovimeve ose studentëve ngelës dhe jemi kundër tarifës vjetore që është aq e lartë. Sot jemi kaq, por siç ju thëshë nesër do të jemi shumë dhe më shumë. Ju presim të gjithëve”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto