Me 106 vota pro, miratohen në Kuvend hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore

Kuvendi ka votuar sot ndryshimet në Kushtetutë, lidhur me hapjen e listave në jo më pak se 75% të tyre dhe me heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Me 106 vota pro dhe 10 kundër, Kuvendi i ka dhënë ‘ok’ ndryshimeve Kushtetuese. 3 prej 6 deputetëve që nuk kanë votuar janë Enver Roshi, Ralf Gjoni dhe Eljo Hysko, pasi ata janë prekur me koronavirus.

Deputetët që votuan kundër janë: Adriatik Alimadhi – Fatjona Dhimitri – Lefter Maliqi-  Erion Piciri- Artur Roshi-Suzana Topi- gjetan gjetani- Kujtim Gjuzi- Elda Hoti- Lefter Maliqi. Munguan Enada Kapllani- Ligoraq Karamelo- Ambra Borova- Ralf Gjoni- Elio Hysko dhe Enver Roshi.

Deputeti i PS, Alket Hyseni, ka lexuar votimin. 116 deputetë morën pjesë gjithsej në votim, të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në Kuvend.

Ju mund të pëlqeni dhe këto