Flower
Flower

Mbyllet protesta e opozitës, Edi Paloka jep mesazhin e Bashës nga Brukseli: “Rruga jonë pa kthim”

Pas pesë orësh protestë, ku njëherë u protestua para Parlamentit e më pas tek drejtoria e Policisë, opozita u zhvendos tek selia blu prej nga ku u mbyll protesta.

Fjalën e fundit e ka thënë nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili ka deklaruar se rruga e tyre për rrëzimin e qeverisë nuk ndalet me kaq, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh të Lulzim Bashës nga Brukseli në mungesë të tij.

“Edhe njëher doja t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për sot për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruskel që janë pjesë të fitores që na pret.

Jemi nisur në një rrugë që nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë që na ndal. Nuk do ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri derisa të kthehet demokracia. Suksese dhe fitore”, tha Paloka.

LIVE

LIVE – Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia na tregon se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! #ShqiperiaSieuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 21. März 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto