Flower
Flower

Maxhoranca bëhet gati për ta shkarkuar, reagon Presidenti Meta: “Se kuptoj pse duan të më heqin”

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për media, ku është shprehur se vendimin për anulimin e zgjedhjeve e ka marrë me përgjegjësi të plotë dhe se zgjedhjet do të mbahen në një datë tjetër.

Ndërkaq, lidhur me vendimin e maxhorancës për ta shkarkuar Metën, Presidenti ka thënë se nuk e kupton këtë vendim pasi ai është vetëofruar të iki nga kjo detyrë.

“Unë nuk e kuptoj pse duan të më shkatërrojnë. Jam vetëofruar që nga deklarata publike e Pogradecit e në vazhdimësi për ta lënë këtë detyrë dhe gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë do bëhet në emër të kësaj krize. Nuk e kuptoj, u intereson zgjidhja e krizës apo shkarkimi i Presidentit? Nëse është e dyta, atëherë le të zgjidhin krizën dhe ikën Presidenti”, u shpreh Meta në një konferencë për shtyp dhe ka thënë më tej se nuk e mori këtë vendim për të plotësuar tekat e opozitës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto