Marrja e kryesisë së OSBE, Rama: “Prioritet janë dialogjet politike mes liderëve”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, pasi vendi ynë mori zyrtarisht kryesinë.

Rama ka theksuar se kriza në Ukrainë do të jetë sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Ai ka shtuar se Ukraina do të jetë destinacioni i tij i parë si kryesues i OSBE.

“Bashkëpunimi dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur, ne do të bëjmë gjithçka me respekt sepse unë mendoj që është e vetmja mënyrë që mund të bëjmë diferencën dhe të tërheqim vëmendjen. Dhe shpresojmë që të bindim të tjerët të shikojnë nga ne. Prioritet për ne janë dialogjet politike mes liderëve. Do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate”, tha Rama.

Shqipëria merr kryesimin e OSBE – Reagimi në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, pas fjalimeve të ambasadorëve të vendeve anëtare

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 9. Januar 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto