Flower
Flower

Marrëveshje e fshehtë Rama-Basha? Kryedemokrati reagon për herë të parë

Ndërsa u përfol për një marrëveshje të mundshme mes opozitës dhe qeverisë, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.

Gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së PD, ai u ka dhënë fund këtyre zërave, duke thënë se këto lajme nxirren nga mercenarët e Rilindjes.

Kauza e opozitës, ka thënë Basha, mbeten zgjedhjet e lira pa Ramën kryeministër. Kujtojmë se sot u përfolën si negociatorë mes palëve politike, Gazmend Bardhi dhe Taulant Balla.

Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime.

Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me ramen kryeministër nuk ka për të patur.

30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Ramës.

Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.

Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese”, mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhjen e kryesisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto