Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, ambasadorët e SHBA: “Shumë e vështirë të arrihet në 2019…”

Philip S. Kosnett, ambasadori i SHBA në Prishtinë dhe Kyle Scott, ambasadori i SHBA në Beograd, janë shprehur për gazeta “Zëri” se kërkojnë që 2019 të jetë viti i marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Ambasadori i SHBA ne Kosove

Mirëpo, sipas analistëve kjo gjë është e vështirë të arrihet për shkak të taksës 100% që ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe e boshnjake dhe për shkak të lobimit të vazhdueshëm serb kundër shtetësisë së Kosovës.

Ambasadori i SHBA ne Beograd

Ambasadori Kosnett dhe ambasadori Scott duke e përdorur si shembull konfliktin mes Athinës dhe Shkupit kërkuan nga Prishtina e Beogradi që sa më parë të arrijnë një marrëveshje në të mirë të të dyja vendeve.  Për të arritur këtë marrëveshje dy ambasadorët i propozuan Kosovës ta heqë taksën ndaj produkteve serbe dhe Serbisë i kërkuan ndaljen e propagandës kundër shtetësisë së Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Është koha që Kosova ta pezullojë taksën, Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive që të marrin fund provokimet nga të dyja anët, Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të dyja palët ta përqafojnë paqen guximshëm. Nëse e bëni këtë jemi optimistë se mund të arrini një marrëveshje historike për normalizim më 2019-n”, thuhet në editorialin që dy ambasadorët.

Ju mund të pëlqeni dhe këto