Flower
Flower

“Marrëveshja e madhe mes opozitës dhe qeverisë”, zbulohen negociatorët e parë

Gjatë emisionit “Open” mbrëmjen e djeshme, të ftuarit në panel kanë bërë të qartë se do të ketë negociata dhe sipas tyre, ato do të fillojnë me nivelet e dyta.

Ata kanë thënë se do të jenë Taulant Balla dhe Gazment Bardhi që do të hedhin hapat e parë drejt një marrëveshje të madhe. Por për datë dhe orë nuk kanë bërë të ditur, pasi e kanë lidhur gjithçka me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në panel ka qenë edhe Ervin Bushati, i cili u shpreh se mund të ketë ngërç por jo krizë, pasi askush s’ia ka fajin PD.

Ndërkohë, Paskal Milo tha se Partisë Socialiste duhet të lëshojë diçka, sepse opozita nuk mund të vijë të ulet në gjunjë, ndërsa shtoi se kërkesa për largimin e Ramës është absurditet i Bashës dhe opozitës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto