Manipulimi i votave më 30 qershor, PD zbulon faktet e reja: “Kutitë janë numëruar jashtë kamerave”

Së fundmi, Partia Demokratike ka publikuar sot disa prova të tjera, të cilat thuhen se tregojnë se si u manipuluan zgjedhjet më 30 qershor nga mazhoranca.

Nga selia blu, ish deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se disa nga provat tregojnë që fletët e votimit janë marrë në grup, u plotësuan fletë votimi bosh e janë mbushur kutitë nga komisionerët socialistë.

“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.

Më tej, ish-deputeti Bylykbashi, i cili shoqërohej dhe nga Sekretari për Zgjedhejt në PD, Ivi Kaso, solli me foto disa raste, që sipas PD, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca.

Ju mund të pëlqeni dhe këto