Ma.sa.kra e Reçakut, Meta: “Drejtësi për këtë ngjarje, ndëshkim i orkestruesve të saj”

Presidenti Ilir Meta është i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut në Kosovë.

Prej andej, ai ka thënë se duhet të vendoset drejtësi për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ka thënë se kjo ka treguar se liria dhe dinjiteti njerëzor triumfojnë para barbarizmit.

“Përulje dhe nderim ndaj viktimave të Reçakut. Populli i Reçakut bëri një sakrificë të madhe. Kjo masakër por edhe të tjera që kanë ndodhur në Kosovë, tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor padyshim që triumfojë para barbarizmit dhe gjenocidit.

Duhet të luftojmë ngjarje të tilla dhe duhet drejtësi për këtë ngjarje. Jo vetëm përkujtim dhe nderim i pakufijshëm, por edhe kërkesë që drejtësia të shkojë deri në fund me ndëshkimin e orkestruesve dhe realizuesve të masakrës. Të gjithë ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten në rajonin tonë.”, u shpreh Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto