Flower
Flower

Lulzim Basha pas vizitës në Bruksel: “PD ka mbështetjen e Presidentit të Partive Popullore Europiane”

Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar mbi vizitën që ka zhvilluar në Bruksel, prej nga ku thotë se Joseph Daul, presidenti i Partive Popullore Europiane, ka deklaruar se nuk mund të bëhet kompromise me demokracinë dhe shtetin ligjor.

Kreu i PD thotë se PD po lufton për për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe se PD ka mbështetjen e PPP.

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”, ka shkruar Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto