Flower
Flower

Luçiano Boçi: “Dhurata e qeverisë për 110 vjetorin e Normales së Elbasanit: I transferon DAR në Korçë”

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish deputeti i PD Luçiano Boçi, ka reaguar pas vendimit se Drejtoria Arsimore Rajonale e Elbasanit do të kalojë në Korçë.

Sipas Boçit, kjo është dhurata e qeverisë për 110 vjetorin e Normales së Elbasanit, duke thënë se lëvizje të tilla në Shkodër e Elbasan tregojnë krizën arsimore në vend.

Statusi i Luçiano Boçit:

DHURATA E QEVERISË PËR 110 VJETORIN E NORMALES

Nuk është vetëm Shkodra, DAR i së cilës kalon në Lezhë, e shqetësuar për këtë skandal. Edhe DAR Elbasan kalon diku larg në Korçë, e shndërrohet në një ZA, sipas një organizimi banal që nuk thotë asgjë e nuk sjell asgjë. Këto lëvizje pa logjikë e kuptim, dëshmojnë krizën ku e ka futur arsimin Rama. Kësisoj, qyteti i Normales së njohur si Universiteti i parë shqiptar, i mësuesve të mirënjohur që kanë mbjellë dije kudo në trevat shqiptare, kalon në varësi të Korçës.

Për më tepër, jemi në vigjilje të 110 vjetorit të kësaj shkolle. E kjo dhuratë është e turpshme dhe e papranueshme. Është një lloj çnderimi që i bëhet qytetit, mësuesve të shumë brezave e Normales. Korça ka traditën e saj, kontributin e saj në shkollēn shqipe dhe vlerën e saj të pazëvendësueshme. Por ky nuk është argument, për t’i hequr Elbasanit të drejtën e politikave lokale për arsimin, duke i shkulur Drejtorinë Arsimore. Revolta ime nuk është nacionalizëm periferik.

Kjo është sikur t’i heqësh zemrën këtij qyteti që në vite është identifikuar me mësuesinë. Po pushteti lokal çfarë bën?! Po deputetët e Elbasanit pse heshtin?! Apo në fillim partia e më pas qyteti!!!!???

Ju mund të pëlqeni dhe këto