LSI kallëzon në SPAK zyrtarët e PS, mes tyre Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar pranë SPAK disa zyrtarë të PS. Ky kallëzim është dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, që ka akuzuar zyrtarët e PS se kanë shpërdoruar detyrën për interes elektoral.
Në kallëzimin janë 10 personna që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.
- Edi Rama, Kryeministër
- Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
- Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
- Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
- Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, etj.
Kujtojmë që 5 ditë më parë edhe PD ka dërguar në SPAK zyrtarët e PS për shpërdorim detyre.