Lirimi nga burgu i Endrit Dokles, reagon kryeministri Rama

Pas lirimit nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Endrit Dokles, ka reaguar për herë të parë kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka qenë në një konferencë për shtyp me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, në bazë të reformave dhe detyrave që Shqipëria po plotëson për të avancuar më tej me procesin e integrimit në BE.

Rama ka sulmuar gjyqtaren Enkeleida Hoxha, duke thënë se është lufta kundër atyre gjykatësve që i përkasin organizatës që ai e quan “KÇK”.

 “E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”, tha Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto