Lajm i fundit/ Agim Kajmaku dorëzon zyrtarisht në polici shenjat e gishtave

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ka dorëzuar zyrtarisht në Policinë Shkencore shenjat e gishtave të tij.

Dorëzimi i shenjave të gishtave është bërë pasi një letër e dytë u dërgua nga Prokuroria e Përgjithshme në adresën e Kajmakut.

Kujtojmë se ky i fundit është akuzuar nga PD se ka qenë i arrestuar për falsifikime parash në Greqi, prej nga ku është arratisur për të ardhur në Shqipëri. Në shtetin helen Kajmaku përdorte një emër tjetër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto