Flower
Flower

“Ky është peshku i madh”, Basha reagon mbi arrestimin e ish-deputetëve të PS

Lulzim Basha ka bërë një dalje për mediat ditën e sotme, ku ka reaguar mbi arrestimet që janë bërë ditët e fundit nga policia. Teksa po fliste për gazetarët, ai është shprehur se peshku i madh në këtë dosje është Vangjush Dako.

“Vangjush Dako kryesori, të tjerët janë peshq të vegjël për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar prova të tjera. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela.

Ngjarjet e djeshme janë pjesë e skenarit për prishjen e dosjes.  Peshqit e vegjël do lirohen, akuzat do lehtësohen. Është pjesë e skenarit të prokurorisë.

Duke iu servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë disa peshq të vegjël të mbyllet hetimi për Dakon dhe për të paktën 4 deputetë të tjerë socialistë.

Përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me arrestimin e disa peshqve të vegjël ose të ngordhur”, deklaroi Basha në një dalje për mediat nga selia e PD.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto