Kuvendi miraton dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë

Ditën e sotme, Kuvendi ka votuar për miratimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toska.

Kuvendi e ka miratuar me votim të fshehtë elektronik. Elsa Toska ka marrë 105 vota pro dhe dy kundër për t’u zgjedhur si anëtare.

Fiona Papajorgji është zgjedhur si anëtare me 105 vota pro dhe 3 kundër. Gjatë seancës plenare të sotme, kanë qenë të pranishëm 115 deputetë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto