Kuvendi i Kosovës merr vendimin, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

Ditën e sotme, kuvendi i Kosovës ka marrë vendimin për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Në përfundim të seancës maratonë, deputetët kanë votuar me ngritje dore dhanë verdiktin e tyre, duke votuar pro mocionit të mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pro mocionit të mosbesimit kanë votuar 82 deputetë, ndërsa 32 deputetë votuan kundër mocionit të mosbesimit dhe 1 abstenim. Votat pro mocionit të mosbesimit ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë opozitare.

Ju mund të pëlqeni dhe këto