“Kusht i Bundestagut”, Basha shpjegon arsyen pse bëri marrëveshje me mazhorancën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sot për mediat pas marrëveshjes me mazhorancën, ku ka treguar edhe arsyet e saj.

Basha është shprehur se marrëveshja e djeshme është përmbushja e një prej kushteve të Bundestagut, që u diktua dhe u bë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Më tej, ai ka thënë se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa e largimit të Ramës.

Në fjalën e tij Basha tha se marrëveshja është bërë për qytetarët dhe jo për karriget e tyre, pasi nëse do ndodhte një gjë e tillë do kishte pranuar të ulej në tryezë me Ramën në kushte të tjera jashtë vëmendjes së ndërkombëtarëve. Po ashtu theskoi edhe njëherë që nuk do falen ata që kanë vjedhur vota dhe shtoi se Damian Gjiknuri, Ymer Lala dhe Adylajt duhet të hetohen e të dënohen për krimet elektorale, pasi sipas tij ky është kusht i Bundestag dhe është në Rezolutën e Partive Popullore Evropiane.

Po ashtu, i është përgjigjur dhe akuzave se marrëveshja është bërë si pjesë e paktit me Ramën, pasi takimi u zhvillua një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes së lobimit në SHBA. Ndërkohë u bëri dhe njëherë thirrje të gjithë aktorëve që kërkojnë ndryshim që të tregojnë mendimet e tyre dhe ai do jetë i gatshëm të diskutojë dhe për ndryshimin e sistemit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto