“Kur dy veta ‘çmenden’ ç’të bëjë Presidenti?”, Meta thumbon Ramën dhe Bashën

Teksa ndodhet në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor parlamentar Presidenti Meta ka folur ashpër ndaj aktorëve kryesorë politikë në vend.

Deputetët e pyetën Metën pse nuk i uli palët në tryezë dhe Meta tha se s’ka ç’bën kur dy veta çmenden, duke folur kështu për kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

 “Nuk dua të përsëris veprimet e mia, të gjithë e dini që nëse në 23 maj përfaqësues zyrtarë tëCDU/CSU-së bënë të qartë se vendi kishte të nevojshme një dialog e ftuam e pamë mundësinë për datë të re. Institucioni i Presidentit ka shprehur gatishmërinë për t’i shërbyer ndryshimit të datës përmes caktimit të një date të re pas dakordësimit.

Kryeministrit nuk i kam kërkuar dorëheqjen, sic ka bërë kreu i PD-së, por i kam kërkuar vetëm  të jemi fleksibël për një datë të re sa më shpejt, para 17 – 18 tetorit. Është e qartë se standardi i zgjedhjeve është i panegocieshëm. Duhet ta dini që kam bërë edhe kërkesë me shkrim, se kryeministri  nuk pranonte për të biseduar për 30 qershori. Për të respektuar dekretin, u detyrova ta bëj edhe me shkrim dhe përgjigjen e dini: Takohemi pas 30 qershorit.

Jam përpjekur të nxis palët për dakordësi, por duke hequr dy kushtet, të kryeministrit për të hequr 30 qershorin dhe të kreut të PD-së që  Rama s’duhet të vinte në tryezë si kryeministër.

Kur dy veta ‘cmenden’ c’duhet të bëjë Presidenti? Dekretin ka presidenti për t’iu dhënë mundësi palëve të reflektojnë në interes të integrimit të qytetarëve dhe të mbarë vendit”, ka thënë Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto