Flower
Flower

Kundërshtuan dje.gien e mandateve, Berisha i drejtohet ndërkombëtarëve: “Cunami i datës 16 do mahnisë botën”

Ndërkombëtarët e kanë kritikuar fort aktin e djegies së mandateve nga ana e opozitës e lidhur me këtë, ka reaguar së fundmi ish kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha është shprehur se nuk arrin ta kuptojë pse ata nuk i mbështesin këtë vepim të opozitës, por se i mirëkupton këto qëndrime, ndërsa thotë ndër të tjera se: “Cunami i datës 16 do mahnisë botën”.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur “Opinion”!

Dy fjale per nderkombetaret.

Miq, po diskutohet keto kohe lidhur me qendrimin nderkombetar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me kete problem theksoj:

Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar nderkombetar nuk mbeshtet dhe nuk mund te mbeshtese djegien e mandateve.

Se dyti, mendoj se opozita ka mirekuptim per keto qendrime dhe po ben gjithçka per te qartesuar shkaqet qe detyruan opoziten per vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne teresi me protesten dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtesi te rrufeshme pushtetin e katert boteror. Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje boterore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kunder lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papermbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorise, proteston kunder narkoshtetit dhe kontrollit te Shqiperise tashme Kolumbi e Europes nga mafia.

Si perfundim, protesta historike e opozites nepermjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemren e komunitetit nderkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.

Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores!

Cunami i dates 16 mars do mahnise boten! sb.

Duke ndjekur “Opinion”!Dy fjale per nderkombetaret.Miq, po diskutohet keto kohe lidhur me qendrimin nderkombetar…

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 14. März 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto