Kujtim Gjuzi ‘shantazhon’ mazhorancën: “Reformën Zgjedhore bëjeni me ne, ndryshe do t’ju nxjerr pseudonimet”

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar mbi shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka thënë se godina e vjetër duhet të ruhej, njësoj si Teatri në mes të Londrës.

Në fjalën e tij, Gjuzi i ka bërë thirrje mazhorancës të votojë Reformën Zgjedhore me opozitën në Kuvend, pasi nëse nuk e bëjnë këtë, do të nxjerri pseudonimet që kanë mbajtur në komunizëm.

“Se ça po bëhet këtë me këto pronat e dini që doni me i grabit, nuk keni lënë shtëpi pa e shemb, e lini që të bjerë dhe hop kulla sipër, në mes të Londres e keni teatrin po me baltë po me kashtë.

Tani ju reformën do e bëni me ne apo me ata, jo do e bëjmë këtu, ata që duan të shesin apo të marrin edhe nënkryetarët e parlamentit ju them do t’ju nxjerr pseudonimet”, u shpreh ndër të tjera Gjuzi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto