Kujtim Gjuzi i drejtohet Metës: “Ke një shans, jep dorëheqjen tani”

Deputeti Kujtim Gjuzi nga Kuvendi, i ka bërë një thirrje Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e tij, Gjuzi është shprehur se Meta ka vetëm një shans, që të largohet nga zyra e tij.

“Presidenti i Republikës duhet të ikte nga posti që kur shkoi në Berat dhe jo tani që ai bëri këtë që nuk është në favor. Por ju e mbajtët, pasi ka bërë manovra dhe tani që nuk janë në favorin tuaj ju doni ta shkarkoni me një fletë rrufe, se fletë rrufe është. Prandaj unë i bëj një thirrje Presidentit. Zoti Ilir Meta, ke një shans. Jep dorëheqjen tani se me të tepër do jetë tepër vonë”, u shpreh ndër të tjera Gjuzi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto