“Kujdes! Në fund të ditës do gjykohemi”, paralajmërimi i kryekomisionerit të KQZ

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të angazhohen në një proces në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standartet ndërkombëtare.

“Legjitimiteti varet shumë nga qasja mbi përgatitjen e procesit. Çdo iluzion mbi atë që në fund të fundit do ta kemi një rezultat, ndaj sa nuk është vonë gjithkush prej nesh duhet të korrigjojmë çfarë nuk është bërë. Jemi të gjithë të vëzhguar dhe monitoruar, dhe në fund të ditës do të kemi gjykim. Ata që nuk do përmbushin përgjegjësitë, do të ballafaqohet me sanksione përkatëse. Është rasti për t’u adresuar një thirrje kandidatëve për t’u angazhuar në një fushatë të qetë dhe të ndershme”, tha Celibashi.

Pyetje: Cila është forma e rregullt e votimit? Nëse votohet partia dhe jo kandidati, a është votë e vlefshme?

Celibashi: Ja si mund të votojë një zgjedhës. Është e qartë, numrat tregojnë kandidtët e renditur sipas asaj që kanë sjellë partitë politike. Votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit dhe koalicionit. Në çdo qendër votimi ne do të vendosim postera të mëdhenj me numrat e të gjithë kandidatëve. Do të vendosim fletëpalosje. Në rast se ndonjë prej votuesëve konfuzohet, do ta konsultojë informacionin me fletëpalosjen në dhomën e votimit. Nuk zgjidhet një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie tjetër. Në çdo rast zgjedhja duhet bërë brenda partisë. Mund të ketë votues që duan të votojnë vetëm partinë dhe nuk pëlqejnë asnjë kandidat. Edhe nëse zgjedh kandidatin, fleta e votimit është e vlefshme, por numërohet edhe si votë për partinë apo koalicionin që i përket kandidati.

Pyetje: Nga kompania që do të prodhojë fletët, do të ketë probleme për shkak të kohës së shkurtër?

Celibashi: Kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë dhe kemi marrë konfirmimin se në këtë format që është fleta e votimit mund t’i qëndrojnë afatit. Procesi në printim dhe transport është më i thjeshtë. Kështu që nuk kemi asnjë problem as me printimin dhe as me transportin në Tiranë. Fleta e votimit do të jetë e njëjtë në të gjithë qarqet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto