Kryetari i KQZ largohet nga mbledhja, reagon Denar Biba: “Vendi pa datë zgjedhjesh”

Ndësa Klement Zguri, kryetari i KQZ, u largua me shpejtësi nga mbledhja e KQZ, drejtimin e mori Denar Biba.

Në fjalën e tij, ai është shprehur se vendi ndodhet pa një datë zgjedhjesh dhe se akti administrativ konsiderohet që nuk ekziston.

“Në mungesë të kryetarit mbledhja drejtohet prej meje. Nuk ka caktuar fare një datë zgjedhjesh. Ne duhet të zhvillojmë mbledhjen. Vijojmë me organizimin e zgjedhjeve të 30-qershorit. Shqipëria është pa datë zgjedhjesh. Akti administrativ konsiderohet që nuk ekziston”, u shpreh Denar Biba.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto