Kryeministri Rama zbulon planin, ja ç’do të ndodhë pas 1 janarit për gjithë qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët mbi programin e bashkëqeverisjes. Një qytetar i tha Ramës se s’kanë ku të ankohen, pasi dhe gjykatat janë shumë të shtrenjta.

“Nuk mund t’i mbushim xhepat për të shkuar tek gjykatat dhe për të paguar para. Nuk kemi ku të ankohemi, vetëm tek platforma”, ka thënë qytetari.

Në përgjigjen e tij, Rama ka thënë se që prej janarit, më shumë institucione do të kenë shërbim online dhe qytetarët do të gjejnë zgjidhje aty.

“Vetë institucionet do t’i mbledhin për interes të qytetarit dhe biznesit. Njerëzit shkojnë në radhë për të aplikuar për të regjistruar biznesin, këtë do ta heqim dhe do të behët on-line. Do të ketë një afat dhe kur nuk zbatohet afati do të mbajnë përgjegjësi dhe do të ndëshkohen përgjegjësit. Kjo do të lehtësojë shumë njerëzit në procesin e aplikime dhe kërkesave për të marrë një shërbim.  Sot vijon të jetë e vështirë dhe e pamundur të shkosh në gjykatë për të zgjidhur problemin”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto