Kryeministri Rama zbulon emrat e personave që do marrin pension special pas tërmetit tragjik

Ditën e sotme, është zhvilluar mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave pas tërmetit tragjik që goditi vendin më 26 nëntor.

Kreu i qeverisë ka zbuluar emrat e personave që do të përfitojnë nga një pension special, pasi humbën familjarët e tyre nga tërmeti.

“Sot miratojmë dy projektvendime si fillim për një trajtim të posacëm financiar lidhur me fatkeqët më të mëdhenj në këtë histori që kanë nevojë për një ndihmë me karakter të përhershëm, për të gjithë jetën. Si rezultat tragjedisë që u ka shkatërruar familjen dhe për ata që janë në moshë të thyer dhe përvec pensionit të tyre duhet të ndihmohen me një trajtim plus sa tetëfishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm që në masën më të lartë shkon në 60 mijë lekë të reja”, tha Rama.

Lista e personave që përfitojnë nga 100 mijë lekë në muaj për të gjithë jetën;
Lindita Cara
Albert Cara
Aleks Çupi
Albert Lala
Denisa Greku
Marjana Rexhepi
Femi Vata
Pranvera Qato

Kryeministri theksoi se do të ketë një trajtim special plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj për ata që janë më të moshuarit në këto familje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto