Flower
Flower

Kryeministri Rama padit për shpifje Sali Berishën, kërkon dëmshpërblim prej 23 mijë eurosh

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar gjykatës së Tiranës, duke dorëzuar disa padi për shpifje ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Në njërën prej padive, Rama kërkon një dëmshpërblim moral nga Berisha në shumën e 100 mijë lekëve, pasi ish deputeti e sulmoi kreun e qeverisë mbi paktin e detit me Greqinë, duke thënë se po u shiste atyre detin.

Në një tjetër padi, Rama ka kërkuar një dëmshpërblim prej 23 mijë eurosh nga Berisha, një vlerë që përkon me çmimin e këmishave që ish kryeministri tha se i kushtonin Ramës.

Për padinë që lidhet me akuzat për marrëveshjen e kufirit detar, është zhvilluar një seancë paraprake. Burimet thanë se ishin  avokatët e ish-kryeministrit të cilët kërkuan shtyrjen e seancës më qellim që të gjitha paditë e Ramës ndaj Berishës të bashkohen në një të vetme. Gjyqtarja Fide Osmani caktoi datën 11 prill për zhvillimin e seancës së radhës.

Krahas Berishës, kryeministri ka depozituar edhe 39 padi të tjera për shpifje, ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha si dhe disa ish-deputetëve demokratë, që përkon me cdo akuzë të hedhur ndaj tij, të cilat Rama i konsideron shpifje. Ai kërkon dëmshpërblim nga secili ish-deputet opozitar në shumën e 100 mijë lekëve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto