Kryeministri Rama bën parashikimin: Meta do të krijojë një tjetër parti politike

 

Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Real Story” ka parashikuar se Presidenti Ilir Meta do të themelojë një tjetër parti politike. Kryeministri është shprehur se e gjithë lëvizja që kreu i shtetit ka organizuar së fundmi, do të finalizohet me një parti politike.

Më tej, Rama ka thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë dhe se parashikimin e bazon në përshtypje.

“Unë po iu them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në parti. Është e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun. Siç bëri Grilo, do të ndodhë edhe këtu. Nuk kam informacion por sipas meje do të ndodhë. Ra Teatri, iku. Pse shkojnë atje? Hedhin firma. Nëse kjo është një gjëme e madhë është që të shkojnë në tryezë dhe të na shporri populli. Po them kaq: zgjedhjet janë të lidhura. Sot ambasada amerikane bëri një tweet. Do ta shikoni që procesi zgjedhor do të lidhet me dy faktorët; frika për zgjedhje dhe reforma në drejtësi”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto