Flower
Flower

Kryeministri Rama bën ndryshimet e rradhës në qeveri, ministrat që priten të largohen

Kryeministri Edi Rama në fund të 6 mujorit të parë të vitit, do të rishikojë qeverinë. Mësohet se gjatë Asamblesë së PS që do të mbahet në fund korriku, disa ministra do të zëvendësohen.

Kështu, sipas “Dosja.al”, të paktën tre ministra do të largohen nga postet e tyre. I pari që pritet të largohet është Blendi Klosi, pasi Rama në fund të dhjetorit i la afat 6 muaj.

Mendohet se dhe Ogerta Manastirliu, që ka dy vite në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të largohet.

Pandeli Majko në krye të Ministrisë së Diasporës dhe Olta Xhaçka në krye të Ministrisë së Mbrojtjes si dy ministrat e vetëm që do të mbeten nga qeveria e shtatorit 2017, nuk dihet nëse do të ndryshohen, por një futje në qeveri e Blerina Gjylametit, është tashmë në diskutim. Ky do të jetë ndryshimi i tretë, por që nuk dihet se kë nga ministrat do të prekë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto