Kryeministri poston foton nga bregdeti. Kafe, kapele, syze dhe një tjetër detaj

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto tipike Instagrami, me një detaj më shumë. Faturat. Kreu i Qeverisë ka postuar një foto me pamje nga deti, ku në tavolinë ka kafe, kapelen dhe syzet e tij. Tipike foto Instagrami, por ajo që bie në sy është se mbi tavolinë janë edhe faturat e porosisë së tij.

Sigurisht që kjo foto nuk është aq naive, pasi kohët e fundit po goditet informaliteti, dhe të gjithë bizneset duhet të pajisin klientët me fatura.

Në faturën e kryeministrit janë të shënuara dy kafe dhe dy ujë, konkretisht kafeja kushton 80 lek ndërsa uji i vogël 70 lekë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto