Kryemadhi thirrje studentëve: “Ejani të mbrojmë Kopshtin Botanik”

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, i ka bërë thirrje sot të gjithë studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që të bashkohen për të mbrojtur Kopshtin Botanik.

Në një lidhje në Facebook nga Kopshti Botanik, Kryemadhi ka thënë se shqiptarët s’duhet të lejojnë betonizimin e kësaj zone.

 “Iu bëj thirrje gjithë studentëve të Shkencave të Natyrës dhe ish-studentëve që të na bashkohen, sepse universiteti ka nevojë për t’u bashkuar. Nuk duam që e vetmja gjë që i ka ngelur këtij fakulteti të betonizohet, siç ka ndodhur në gjithë Tiranën.

Ne këtu kemi studiuar shumë bimë dhe specia e të rralla, por një specie nuk e kemi studiuar, specien e Rilindjes, që po pushton të ardhmen e shqiptarëve. Idiokracia e Rilindjes, që kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të pastrimit të parave, është një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim i të gjithë shqiptarëve, pa dallim politik. Sot duhet të japim mbështetjen tonë për dijen, sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen tonë.”, u shpreh ajo.

Tani, nga kopshti botanik për të denoncuar grabitjen që po i bëhet pronës publike. Ky është një laborator i mijëra studentëve, qe kanë studiuar dhe do të studiojnë aty.

Tani, nga kopshti botanik për të denoncuar grabitjen që po i bëhet pronës publike. Ky është një laborator i mijëra studentëve, qe kanë studiuar dhe do të studiojnë aty.Ndal grabitjes së pronës të Universitetit për interesat e oligarkëve!#ShqipëriaShtëpiajuaj

Gepostet von Monika Kryemadhi am Mittwoch, 9. Oktober 2019

Opozita akuzon qeverinë Rama se po përgatit projekte me pallate, të cilat do të marrin hapësirat e gjelbërta të Kopshtit Botanik.

Ju mund të pëlqeni dhe këto