Kryemadhi akuza qeverisë: “Miq të Ramës vodhën 4.4 milion euro brenda 4 orëve”

Ditën e sotme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qenë në një takim në Korçë, prej nga ku i ka ftuar qytetarët që të mblidhen me opozitën për të protestuar për largimin e qeverisë Rama në 16 shkurt dhe për të ardhmen e vendit.

Kryemadhi u shpreh se të gjithë politikanët që shkojnë në pushtet për të grabitur e vjedhur shqiptarët, do të kenë një fund më të tmerrshëm se diktatorët.

Po ashtu, Monika Kryemadhi ka deklaruar se disa miq të Ramës kanë vjedhur brenda 4 orëve 4.4 milion euro nga shqiptarët.

“Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ja shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE. Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve”, u shpreh ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto