“Kosova histori suksesi”, Thaçi shkon në Gjykatën e Hagës dhe pritet nga dhjetëra shqiptarë, deklarata e tij

Presidenti kosovar Hashim Thaçi është paraqitur në Gjykatën e Hagës, pasi në orën 13:00 ka nisur seanca ndaj tij. Ai është pritur para Gjykatës nga shumë shqiptarë që mbanin në duart flamujt kuq e zi, ndërsa ka bërë një apel të fortë në gjuhën angleze.

“Sot, Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri. Kosova është një storje suksesi dhe për këtë jam krenar”, ka thënë presidenti, që gjatë luftës ishte drejtor politik i UCK-së.

Ndërkohë në hyrje të Gjykatës Thaçi është pritur nga një numër jo i vogël shqiptarësh me flamurët Kuq e Zi dhe ato të UÇK-së ndërsa dëgjohen edhe thirrje të ndryshme. Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit, në të cilët ai dyshohet për krime lufte.

Ju mund të pëlqeni dhe këto