Koronavirusi/ Rama: “Në rast se përmbyset bota kam kërkuar ndihmë nga Turqia”

Kryeministri Edi Rama ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga Turqia nëse vendet e tjera nuk do ta ndihmojnë Shqipërinë të përballojë koronavirusin.

Po ashtu, ai ka thënë se ministria e Shëndetësisë nga ana e saj, ka kërkuar ekspertë dhe ndihmë nga Kina.

“Ministria e Shëndetësisë ka bërë me marzhin e vetë. Para se të vija këtu kam folur me presidentin e Turqisë më të cilin kam komunikim të vazhdueshëm, kjo nuk është sekret. Kemi prej 2 javësh që kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternative. Një listë me kërkesa, në rast se përmbyset bota dhe s’ka mundësi komunikimi me askënd. Atë pjesën kritike, atë gjënë që duhet ta kemi të garantuar, për një plan C, e kemi të garantuar dhe me Turqinë”, tha Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto