Konfirmohet në detyrë kryebashkiaku i Librazhdit

Kastriot Gurra, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Librazhdit, është konfirmuar në detyrë nga Gjykata.

Sipas “Balkanweb”, ishte Gurra që kishte depozituar një kërkesë pranë gjykatës së Librazhdit, e cila mori vendimin për ta konfirmuar në detyrë.

Ky vendim është marrë ditën e sotme nga gjyqtarja Zamira Vyshka.

Ju mund të pëlqeni dhe këto