Komisioni i Venecias s’ka marrë ende vendimin për të, Presidenti Meta bën lëvizjen e papritur

Pak më parë, delegacioni i Komisionit të Venecias që ndodhej në Tiranë, njoftoi se do të bënin të ditur raportin me konkluzionet mbi vendimin e Presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar 30 qershorin, më 11 tetor.

Pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi i Presidentit Meta. Përmes një statusi në Facebook, Meta ka thënë se do të dali në një konferencë për shtyp sot, ku është gati për çdo pyetje.

“Të dashur miq, Në ora 17:00 ju ftoj të më ndiqni live në Facebook, në një konferencë për shtyp, me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. I hapur për çdo pyetje! Gati për çdo përgjigje!”, ka shkruar Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto