Flower
Flower

Komisioneri Hahn: “Shqipëria e Maqedonia shembull se BE mund të sjelli një të ardhme të mirë në rajon”

Së fundmi, Komisioneri Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka një dritare të madhe mundësish për t’u integruar në BE.

“Është në interesin tonë të angazhohemi me rajonin, pasi kjo do ta bëjë Bashkimin më të fortë. Vitin e kaluar ishte thelbësor, sepse u morën vendime historike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Strategjia e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian. Strategjia ripohon një perspektivë të qartë evropiane të rajonit “, ka thënë Hahn gjatë një interviste për revistën “Parlamenti”.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembulli i mirë se si “angazhimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor po ndihmon rajonin të ndërtojë një të ardhme më të mirë”.

“Ballkani Perëndimor tani ka një dritare të hapur mundësish. Megjithatë, pranimi në BE është një sfidë, që kërkon përpjekje të forta të përbashkëta. Mbetet ende shumë për t’u bërë. Anëtarët e ardhshëm duhet të respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal. Përveç kësaj, shtetet anëtare të BE-së duhet të përmbushin angazhimet e tyre në të cilat ata gjithmonë kanë rënë dakord në mënyrë unanime”, përfundon Hahn.

Ju mund të pëlqeni dhe këto