Flower
Flower

Komisioneri Hahn: “Pres vendim pozitiv për Shqipërinë nga BE”

Johannes Hahn, komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, është shprehur së fundmi se pret që BE përpara verës të vendosi nëse do t’i hapi negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këtë prononcim Hahn e ka dhënë për Radion Evropa e Lirë, ku ka thënë se pret rekomandim pozitiv në raportin e 29 majit.

“Reforma në Drejtësi në Shqipëri duhet të shpërblehet…. Pres që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Hahn.

Lidhur me kërkesën e Holandës për heqjen e vizave për Shqipërinë, Hahn ka thënë se nuk ka nisma nga vendet anëtare për këtë vendim, ndërsa ka deklaruar se Komisioni Evropian po përpiqet të marri dritën jeshile të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave.

Ju mund të pëlqeni dhe këto