“Koha për të mos ecur me kokëfortësi”, rikthimi i paketës anti-shpifje, Meta apel Ramës

Presidenti Ilir Meta ka ripublikuar argumentat e tij sot se pse e riktheu në Kuvend për shqyrtim ligjin anti-shpifje.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta i drejtohet kryeministrit Rama, duke i thënë se  “është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit”.

Mesazhi i  Metës:

Të dashur qytetarë,

Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto