Flower
Flower

“Këto ditë do dalin shumë paketa”, Rama: “Synojmë të fitojmë të gjitha bashkitë”

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shumica nuk negocion me Kushtetutën për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tha se këto ditë do të dalin shumë paketa, duke dhënë alternativat mbi mundësitë për marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës.

“Ajo shumicë nuk negocion dot Kushtetutën dhe të drejtën e vet për të hyrë në proces zgjedhor. Do shikoni shumë paketa këto ditë. Paketa që prodhohen këtu për arsye të ndryshme. Paketa që prodhohen për t’u thënë kryetarëve të bashkive të PD-së që tundimet për tu regj si të pavarur apo me një parti tjetër janë gabim sepse ndërkohë ka një paketë. Paketa për të mbajtur me gajret njerëzit që kanë filluar të firojnë nga manifestimet siç e vini re sepse edhe aksionet opozitare të çfarëdo lloj e zëvendësojnë qeverinë vetëm nëse kulmojnë në fushata zgjedhore të suksesshme ndërsa manifestimet opozitare me kapsolla vetëm firojnë ata që vijnë mbrapa kur ti marshon, por qeverisë s’ka se si t’i bëjnë asgjë. Qeveria buron nga zgjedhjet dhe nga votat në Kuvend. Qeveria nuk prodhohet me protesta dhe nuk zëvendësohet me dhunë”, tha Rama.

 

Ndërkaq, Rama ka thënë se PS ka si synim që të fitojë të gjitha bashkitë e vendit në zgjedhjet locale.

“Jeni të lirë ju ta besoni dhe të mos e besoni është kërkesë e tyre. Tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishmë janë shumë. Janë jashtëzakonisht shumë janë konsum i madh, Nevoja për të sjellë energji të reja është evidente.

Po normal, se janë 61 gara pavarësisht se sot nuk ka garë. Pavarërisht se shkon në garë shkon për të fituar. Kush është më i mirë se ne në këtë fushë. Kujt t’ia besosh Shkodrën atyre që e patën Shkodrën aty dhe e qeverisën për një çerekshekulli dhe bënin krahasim mes Shkodrës dhe Vlorës.

Çfarë bëmë ne në Vlorë me vetëm më pak se 4 vjet se fillimi ishte te projektet. Kujt t’ia lëmë Durrësin, Tropojën. Tropoja mori për herë të parë frymë si qytet me Rilindjen Urbane. Ne synojmë të gjitha Bashkitë i synonim dje i synojmë sot. Në këtë pikë e kam bindje absolute që më e mira është për çdo komunitet që votoi kandidatët tonë. Për ata nuk kam çfarë them se ata që do ikin nga aty. Po flas që do ikin ata që janë kot dhe jo ata që janë profesionistë. Janë mediat që nxjerrin një profil, është me Saliun si ka mundësi që u vendos këtu aty”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto