“Kështjellë e pamposhtur”, reagon Presidenti Meta pas mbledhjes së Komisionit Hetimor

Presidenti Ilir Meta doli sot para Komisionit Hetimor parlamentar që është ngritur nga PS për shkarkimin e tij. Aty Meta foli për arsyet që e çuan në anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në dekretimin e 13 tetorit si data e re e zgjedhjeve lokale.

Së fundmi, ka ardhur një reagim i Metës pas mbledhjes së Komisionit. Përmes një statusi në Facebook, Meta ka thënë se është ndjerë i lumtur që është rikthyer në Kuvend pas dy vitesh.

Ndërkohë, ai ka ritheksuar se institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur që mbron Kushtetutën.

“Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka shkruar Meta në Facebook.

Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 9. September 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto