“Kemi rritje ekonomike”, Murrizi i kthehet Spiropalit: “U shtuan të varfërit, BE s’na pranon prej hallexhinjve”

Ditën e sotme, ministrja Elisa Spiropali u shpreh në Kuvend se vendi ka pasur rritje ekonomike me tendenca pozitive. Në fjalën e tij, deputeti Myslim Murrizi i është kthyer Spiropalit.

Ai ka thënë se në Shqipëri është shtuar numri i personave të varfër dhe pikërisht për këtë gjë, Franca nuk pranon të hapi negociatat me Shqipërinë.

“Paskemi jetuar në një vend të begatë. Sipas ministres shteti ynë ka punë. Por po të kishte punë, siç thotë ajo, shqiptarët nuk do ishin arratisur drejt rrugëve të Europës. Madje Franca na e tha troç, numri i hallexhinjve në Shqipëri nuk na i hap negociatat.

U morët me tërmetin, bam këtej e bam andej. Por më pas akuzoni prokurorët. E kur ju përcjellin kasetat dhe kalojnë vetingun, heshtni (referuar prokurorit Besim Hajdarmataj që kaloi vettingun dhe u rikonfirmua në detyrë) Nuk bëhet kështu Reforma në Drejtësi jo”, tha Murrizi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto