“Kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer qytetarët”, PD akuzon Ramën se nuk ka mbajtur këtë premtim

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka hedhur sot akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Bardhi ka kapur një fragment të një deklarate të kreut të qeverisë.

Në këtë postim, Bardhi shkruan se Rama i ka gënjyer qytetarët pasi nuk ka mbajtur premtimin se nuk do të mbyllej muaji pa marrë rrogat e atyre që kanë mbetur në shtëpi pasi janë mbyllur punët për shkak të koronavirusit.

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se "NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”.E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët. 1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë. 2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë. 3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës. Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd.

Gepostet von Gazment Bardhi am Samstag, 4. April 2020

“Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”.

E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.
2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.
3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.

Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd”, shkruan Bardhi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto