Kandidon për PE, gruaja shqiptare rivale e Salvinit shantazhohet nga publiku: “E vonuar, lav*re”

Geri Ballo është një shqiptare e cila është duke kandiduar në Itali nën siglën e Partisë Demokratike për zgjedhjet në Parlamentin Europian.

E lindur në Tiranë, Ballo është vajza e dy emigrantëve shqiptarë dhe ëndërronte Evropën e Bashkuar që e vogël, por kur ndodhej në Shqipëri në vitet ’80 nuk kishte kontakte me jashtë sepse ishte e ndaluar.

Sot, Geri Ballo është rivalja kryesore e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini dhe e kritikon shpesh atë për reformat e tij, ndërsa të shumtë kanë qenë personat që e kanë kër.cënuar në rrjetet sociale.

“Çfarë lavireje kanë zgjedhur, ndoshta kishin pak në partinë e tyre dhe i morën edhe nga Shqipëria”; “Shko të shohësh punët në vendin tend”; “Shko të bësh politikë në vendin tënd, e vonuar”;

“Ti je shqiptare dhe nuk do të jesh kurrë italiane ose europiane, falendero Italinë, për ndimën dhe studimet, kujto se në burgjet italiane ka 3500 shqiptarë.

“Përse nuk ndenje në vendin tënd, në vend që të vije dhe të na “çaje dërrasat” ? Mund ti përgjigjesh kësaj pyetje?”, kanë qenë disa nga komentet ofenduese në rrjetet sociale për shqiptaren.

“Mamaja ime mundi që të kapte frekuencat e huaja, kështu që arrinim që të dëgjonin fshehurazi Radio Rai. E dëgjoja me orë të tëra me shpresën se do të flisnin për situatën në Shqipëri, por nuk ndodhi kurrë. Kisha dëgjuar për Italinë vetëm nëpërmjet gjyshit që e kam pasur partizan, që ndihmoi disa partizanë italianë, duke i shpëtuar nga përndjekja naziste. Nga tregimet e tij, më ishte shtuar ideja për Italinë, si një atdhe i dytë”, është shprehur Geri për jetesën në Shqipëri.

Geri është takuar dhe me shenjtoren shqiptare Nënë Tereza, ndërsa pasi mamaja e saj u stabilizua me punë në Itali, edhe ajo shkoi drejt shtetit fqinj, ku filloi të ndërtonte lidhjet e para mes Italisë e Shqipërisë.

Më pas ajo arrin të bëhet Këshilltare e Kulturës në ambasadën shqiptare në Itali, duke u kujdesur për diasporën. Qëllimi i saj sot është i qartë, kërkon që të afrojë zonat më të largëta të Italisë me Europën. Ajo ka ndjekur studimet master për politike dhe mbrojtjen europiane. Sipas saj jugu nuk merr vëmendjen e nevojshme dhe nuk përfiton nga fondet e dhëna nga Bashkimi Europian.

Burimi: Dire

Ju mund të pëlqeni dhe këto