Flower
Flower

“Kam qenë psikologjikisht e rënduar”, Lindita Nikolla tregon arsyen pse është mërzitur që u shkarkua nga posti i ministres

Mbrëmjen e djeshme, ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka qenë e ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës, prej nga ku është shprehur se nuk është mërzitur me faktin se Rama e shkarkoi, pasi është e vetëdijshme se “gota i plasi në dorë”.

Por Nikolla është shprehur e mërzitur për faktin se protestat ndodhën dhe sulmuan pikërisht sektorin ku ajo ishte ministre.

Krasta: Teksa shkëmbenim mesazhe teksa të shkruaja që do bënim intervistë, nuk e di në e mbani mend ju thatë që Adi këtë javë jam psikologjikisht e ngarkuar…Pse ishit ju psikologjikisht e ngarkuar?

Nikolla: Po sigurisht, se kalimi nga një gjëndje në një gjendje tjetër… Unë nuk mund të bëj të paditurën dhe të mos e përsëris prapë: Gota u thye në dorën time!

Krasta: Pra, ju u mërzitët që u shkarkuat…

Nikolla: Jo nuk u mërzita që u shkarkova, por pse pikërisht në sektorin tim, në sektorin e Arsimit të Lartë dhe në një mënyrë krejt të beftë dhe pa pasur përshkallëzime, sepse gjithmonë protestat studentore kanë një lloj përshkallëzimi, unë thjesht i kam parë poshtë dritares sime një masë të madhe studentësh për të vijuar pastaj me gjithçka tjetër që ju e dini. Kjo ka qenë një moment që nuk e kam përjetuar, qoftë edhe me ngarkesat e gabimeve që mund të jenë bërë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto