“Ka humbur trutë”, Meta i përgjigjet Ramës: Sa herë të më akuzojë kryeministri do të vij këtu ta jap përgjigjen

Presidenti Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Vlorë i ka kthyer përgjigje kryenministrit Rama dhe gazetës “Tema”, pasi këta të fundit akuzonin Metën se kishte shkuar fshehurazi në Vlorë për të mbledhur vota për LSI-në.

Meta shprehet se se këto janë gënjeshtra që janë kthyer në sistem në vendin tonë, ndërsa shtoi se do të shkojë në Vlorë t’ja japë përgjigjen Ramës sa herë ky i fundit ta akuzojë.

Gjithashtu Meta denoncoi kërcënimin që iu është bërë banorëve të Vranishtit, pasi këta të fundit ftuan presidentin në një takim.

“Falenderoj kryeministrin dhe gazetën “Tema” që më sollën në Vlorë. Vlora është e mrekullueshme jo vetëm në fundjavë, por edhe në fillim të javës. Mezi prita të mbaroja orarin zyrtar që të vija dhe të jepja përgjigje për të gjitha shpifjet që thonë se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Gënjshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe akoma më shunë në Vlorë dhe duhet ta mërrë përgjigjen ballore. Gazeta “Tema” me një artikull shkruan se Ilir Meta ak qenë fshehurazi në Vlorë dhe ka takuar qytetarë për të mbledhur vota për LSI-në. Keni fotot që ka nxjerrë gazeta dhe foton që ka bërë presidenti në 18 janar gjatë takimit me qytetarët.

Pasi u njoha me këtë shkrim mashtrues, bëra një reagim zyrtar duke nxjerrë faktet dhe përveç se nuk jam shumë i habitur nga reagimi i botuesit të lajmit, ajo që më habiti ishte deklarata e kryeministrit që “presidenti ka ikur nga trutë”. Unë do t’ua lë juve fotot dhe të shkoni t’i verifikoni dhe për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë me qëllim që të përvetësojë një sistem të gënjeshtërt në të gjithë Shqipërinë. Dua t’i them atij se sa herë të gënjejë nga Vlora, përgjigjen do ta jap këtu nga Vlora, pasi Vlora e meriton të jetojë me dinjitetin që e ka karakterizuar. Mos të gënjehet Selenica, se atje presidenti ikën në mes të ditës, dhe ishin ata që e kërkuan takimin.

Ju e dini shumë mirë që presidenti ka vajtur në mes të ditës në Radhimë dhe ka takuar 300-400 banorë që kishin shqetësime reale për pronat që iu vidhen. Presidenti nuk ka ikur natën në Vranisht, ka ikur ditën, dhe do iki përsëri se janë disa qytetarë që janë kërcënuar atje, pot ë dojë të vijë edhe Damiani”, tha Meta

Ju mund të pëlqeni dhe këto