Ka frikë nga Covid që nuk testohet? Përgjigjet Rama, flet edhe për çmimet e tamponëve tek privati: “S’jemi në komunizëm”

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story” ka deklaruar se çmimet në një sistem demokratik vendosen nga qeveria dhe jo nga privati.

Lidhur me mosbërjen e tamponëve, Rama ka marrë rastin e Lombardisë. Në këtë zonë të Italisë, tamponi u bëhet vetëm njerëzve me simptoma të rënda dhe ata që kanë simptoma të lehta, duhet të izolohen.

Ke frikë se ke Covid, nuk do testohesh. Ke simptoma të lehta, nuk do testohesh. Lombardia i ka këto. Përse i sjell këto shembuj? Nëse ke shenja të lehta, do sillesh njësoj si e ke. Merr mjekun e familjes dhe nuk ke nevojë të alarmohesh as të panikosesh dhe është e rëndësishme që kjo luftë të përballet me përgjegjshmëri.

Ne nuk i kemi thënë askujt shko tek privati. Testet tek privati janë hapur vetëm për ata që duan të shkojnë jashtë. Nuk i rekomandojmë të tjerët. Qeveria nuk vendos çmime dhe ulja e cmimit ka qenë rezultat i jnjë insistimi të pafundëm të ministres së Shëndetësisë dhe më në fund, më vjen mirë që është rënë dakord të ulet cmimi. Nuk e bën dot shteti këtë se nuk jemi në komunizëm”, tha Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto